Italia “pak e shqetësuar për Barellan” përpara Euro 2024
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina e pranon se Italia është "pak e shqetësuar" për Nicolò Barellan përpara Kampionatit Evropian Euro 2024, ndërsa shefi i delegacionit Gigi Buffon thotë se mesfushori i Interit do t'i nënshtrohet testeve të tjera mjekësore së shpejti.

Presidenti i FIGC, Gravina, konfirmoi të premten, se Italia po brengoset për gjendjen fizike të Barellas përpara Euro 2024, raporton KosovaPress.

Ylli i Interit nuk mori pjesë në një miqësore ndërkombëtare kundër Turqisë të martën për shkak të një problemi të vogël muskulor, por fjalët e Gravinas sugjerojnë se lëndimi i Barella mund të jetë më i rëndë se sa mendohej fillimisht.

“Ne jemi pak të shqetësuar për Barellan,” tha Gravina gjatë ngjarjes “Il Sogno Azzurro – Festival della Serie A” në Parma të premten në mëngjes, siç citohet nga Gianluca Di Marzio.

Në të njëjtën ngjarje mori pjesë edhe Buffon i cili foli edhe për yllin e Interit dhe Italisë.

“Shpresoj se ai do të jetë si Gattuso në Kupën e Botës 2006”, tha ish-portieri.

“E humbi ndeshjen e parë, por më pas u bë protagonist dhe në fillim donin ta kthenin në shtëpi. Nicolò do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme këto ditë, por ai mund të jetë tashmë i gatshëm kundër Shqipërisë”, tha më tej Buffon.

“Azzurrit” do ta nisin kampanjën e tyre në Euro 2024 javën e ardhshme kundër Shqipërisë në “Signal Iduna Park” në Dortmund.

Barella shënoi dy gola dhe dha shtatë asistime në 48 paraqitje në të gjitha garat me Interin në sezonin 2023-2024. Ai fitoi Evropianin me Italinë tre vjet më parë dhe ka nëntë gola në 53 paraqitje me Azzurrit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024