Italia në vend të parë, ja renditja e Grupit C

Italia në vend të parë, ja renditja e Grupit C

Në xhiron e fundit të Grupit C për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”, Italia shënoi fitore kundër Lituanisë, ndërsa Zvicra dhe Irlanda Veriore u ndanë me barazim.

Në “Citta del Tricolore”, Kombëtarja e Italisë shënoi fitore të thellë prej 5:0 kundër Lituanisë, duke arkëtuar tri pikët e plota, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, në kuadër të Grupit C u zhvillua edhe takimi mes Zvicrës e Irlandës së Veriut, ndeshje kjo e cila nuk prodhoi fitues – 0:0.

Me pikët e reja të arkëtuara, Italia zë vendin e parë me 14 pikë, gjashtë më shumë se Zvicra në vendin e dytë, por me dy ndeshje më pak.

Me nga pesë pikë janë Irlanda e Veriut dhe Bullgaria, në pozitat tre, respektivisht katër, ndërsa në vend të fundit gjendet Lituania me asnjë pikë të arkëtuar.


Renditja tabelare e Grupit C:

1.Italia – 6 ndeshje – 14 pikë

2.Zvicra – 4 ndeshje – 8 pikë

3.Irlanda e Veriut – 4 ndeshje – 5 pikë

4.Bullgaria – 5 ndeshje – 5 pikë

5.Lituania – 5 ndeshje – 0 pikë

Lexo edhe

Video