Italia ndihmon ukrainasit e dëmtuar me proteza dhe struktura mjekësore
Ukrainë
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Si rezultat i pushtimit rus, më shumë se 10,000 ukrainas do të kenë nevojë për proteza dhe rehabilitim.

”Për t’u pajisur me proteza dhe trajtim, Italia është gati të bëjë pjesën e saj duke ofruar ekipe mjekësore dhe ambiente për rindërtimin e gjymtyrëve”, theksoi ministri i Shëndetësisë Orazio Schillaci.

Nga më shumë se 8 000 ushtarakë ukrainas të plagosur, 70% pësuan lëndime të mëdha të gjymtyrëve, 5% kishin amputime dhe 18% më shumë se një amputim.

“Ne kemi krijuar një partneritet qendrash ekselence në fushën e ndërhyrjeve protetike-dhe të cilët tashmë kanë fituar përvojë të mbështetjes mjekësore në Ukrainë gjatë urgjencës. Ne i ofrojmë qendrës Superhumans ekipe mjekësore dhe lehtësira për ndihmë mjekësore të personalizuar, rritje të kapaciteteve të infrastrukturave shëndetësore lokale dhe forcimi i burimeve njerëzore”, theksoi Schillaci.

Projekti parashikon gatishmërinë për të organizuar një ekip mjekësor dhe infermieror për të vlerësuar kushtet e pacientëve që do të shtrohen në spital në Itali ose do të kryejnë operacione në terren, por edhe për të organizuar shërbime të telemjekësisë dhe, në përgjithësi, për të përmirësuar sistemin shëndetësor ukrainas në fushën e protetikës dhe rehabilitimit. /ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024