Italia ndalet nga Bullgaria, ja renditja e Grupit C

Italia ndalet nga Bullgaria, ja renditja e Grupit C

Ndeshjet kualifikuese të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror “Katar 2022” kanë filluar dhe në grupet përkatëse të gjitha kombëtaret janë duke zhvilluar ndeshjet e para të muajit shtator.

Mbrëmë në kuadër të Grupit C, Kombëtarja e Italisë u befasua nga ajo e Bullgarisë, ku të dyja u ndanë me barazim 1:1 në stadiumin “Artemio Franchi”, përcjell KosovaPress.

E vetmja kombëtare që bënë pjesë në Grupin C me Italinë dhe Bullgarinë dhe ka regjistruar fitore mbrëmë është ajo e Irlandës së Veriut, e cila e mposhti me rezultat të thellë 4:1 Lituaninë.

Vendin e parë në këtë grup e zë Italia me 10 pikë, katër më shumë se Zvicra në vendin e dytë. Në vendin e tretë pozicionohet Irlanda e Veriut me katër pikë, kurse me dy pikë më pak gjendet Bullgaria në vendin e katërt.

Pozitën e fundit e zë Lituania, ku pas tre ndeshjeve të zhvilluara nuk ka arritur të arkëtojë asnjë pikë.


Renditjen tabelare të Grupit C e gjeni më poshtë.

1.Italia – 4 ndeshje – 10 pikë

2.Zvicra – 2 ndeshje – 6 pikë

3.Irlanda e Veriut – 3 ndeshje – 4 pikë

4.Bullgaria – 4 ndeshje – 2 pikë

5.Lituania – 3 ndeshje – 0 pikë.

Lexo edhe

Video