Italia dhe Belgjika në garë për vendin e tretë në Ligën e Kombeve

Italia dhe Belgjika në garë për vendin e tretë në Ligën e Kombeve

Pas përfundimit të fazës së gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, tani kemi mësuar çiftin finalist, po ashtu edhe kombëtaret të cilat do të luftojnë për pozitën e tretë në këtë kompeticion.

Finalistët e Ligës së Kombeve janë Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Francës, kurse për pozitën e tretë do të luftojnë Kombëtaret si ajo e Italisë dhe ajo e Belgjikës, përcjell KosovaPress.


Në rrugëtimin e tyre në Ligën e Kombeve, Italia u pozicionua në vendin e parë në Grupin 1 me gjithsej 12 pikë, kurse në gjysmëfinale u mposht nga Spanja me rezultat të ngushtë 2:1.

Njëjtë sikurse Italia, po ashtu Belgjika zuri vendin e parë në grupin e saj përkatës, respektivisht në Grupin 2 me gjithsej 15 pikë, kurse në gjysmëfinale u mposht nga Franca në një ndeshje dramatike me rezultat 3:2.

Tani, Italia dhe Belgjika do të përballen për pozitën e tretë në Ligën e Kampionëve, ku ndeshja do të zhvillohet më 10 tetor me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e Juventusit “Allianz”.

Lexo edhe

Video

error: