Itali – Zvicër, formacionet e mundshme: Xhaka e Shaqiri në fushë nga minuta e parë

Itali – Zvicër, formacionet e mundshme: Xhaka e Shaqiri në fushë nga minuta e parë

Kombëtarja e Zvicrës ka nevojë jetike për një fitore sonte në ndeshjen e rrethit të dytë të Grupit A kundër liderit të këtij grupit, Italisë.

Barazimi në ndeshjen e parë me Uellsin e ka vendosur Zvicrën në një situatë aspak komode, andaj tri pikë të reja kundër skuadrës së Roberto Mancinit janë më se të nevojshme, përcjellë KosovaPress.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin e Romës – “Olimpico”.


Dy lojtarët nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka pritet të luajnë nga minuta e parë.

Formacionet e mundshme:

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne

Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Schar; Mbabu, Xhaka, Freuler, Rodriguez; Shaqiri; Embolo, Seferovic

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: