Itali: Numri rekord i të infektuarve me koronavirus – 126.888

Itali: Numri rekord i të infektuarve me koronavirus – 126.888

Një numër rekord i rasteve me koronavirus 126.888 është regjistruar në Itali në 24 orët e fundit, njoftoi sot Ministria italiane e Shëndetësisë.

Në të njëjtën kohë, numri i vdekjeve nga virusi korona është 165, që është një rritje në krahasim me një ditë më parë kur vdiqën 148 persona, njoftoi Reuters.


Në spitale janë 10866 pacientë, ndërsa në reanimacion janë shtruar 134 persona, pra numri i përgjithshëm i pacientëve në terapi intensive është 1226.

Në Itali, 137.247 njerëz kanë vdekur nga virusi korona që nga fillimi i epidemisë, që është numri i dytë më i madh i vdekjeve në Evropë pas Britanisë, ndërsa 5.98 milionë njerëz janë infektuar.

Lexo edhe

Video