Ismajli përmbyll fushatën: Do të ndajnë subvencione dhe grante për rininë

Ismajli përmbyll fushatën: Do të ndajnë subvencione dhe grante për rininë

Fushatën zgjedhore kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës, për kryetarë të Komunës se Shtimes, Naim  Ismajli e ka përmbyllur duke  përmendur të arriturat e tij gjatë mandatit katër vjeçar në këtë komunë.

Ismajli tha se në katër vitet e ardhshme do të ndajnë subvencione dhe grante per të nxjerrë në pah talentin e të rinjve.

“Do të ndajnë subvencione dhe grante, projekte të cilat do të mundësojnë që të nxjerrim kreativitetin maksimal nga talentët e rinisë. Ne do të angazhojmë mjete financiare për ekspertë të gjitha fushave të cilët do të ndihmojnë rininë kreativitetin e tyre që të zhvillohet në fusha të ndryshme. Ne do të rregullojmë dhe do ta bëjmë funksionale qendrën rinore, bibliotekën, jo vetëm të nxënësve por edhe të studentëve dhe të gjitha këto projekte në të ardhmen e kanë qëllimin që rinisë t’i japin vendin meritor”, ka thënë Ismajli.


I pranishëm në këtë tubim të fundit zgjedhor në këtë komunë ishte edhe i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili tha se kanë dal ballë hapur para qytetarëve të Shtimes për projektet e përfunduara.

Andaj ai shtoi se është më e lehtë për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve të këtij qyteti edhe për një mandat katër vjeçar.

“Unë  jam vërtet krenarë që sot edhe gjatë gjithë fushatës ku kemi qenë kemi dalë ballë hapur e kryelartë e krenarë bashkë me Naim Ismajlin. Kudo ku kemi takuar qytetarët e Komunës sepse kemi pasur çka diskutojmë me ta kemi pasur për cilat projekte të flasim, kemi pasur cilat projekte t’i vlerësojmë sepse është bërë një punë e mrekullueshme, jo vetëm në këtë mandat por veçanërisht në këtë mandat. Andaj sot e kemi lehtë t’iu kërkojmë mbështetjen e tyre të kërkojmë votën e tyre mbi të gjitha besimin e tyre edhe për një mandat katër vjeçar për Naimin, për Partinë Demokratike të Kosovës, për numrin 177”, ka shtuar ai.

Lexo edhe

Video

error: