Ismajli: Me projektet që kanë ndodhur çdo qytetarë e prek ndryshimin në Shtime

Ismajli: Me projektet që kanë ndodhur çdo qytetarë e prek ndryshimin në Shtime

Kryetari i komunës së Shtimes dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për një mandat tjetër në krye të kësaj komune, Naim Ismajli ka thënë se një nga projektet që tashmë ka lënë gjurmë në këtë qytet është sheshi “Ahmet Shtimja”, të cilin e sot e kanë vizituar së bashku me deputeten e Kuvendit të Kosovës,  Ariana Musliu-Shoshi dhe kryetarin e degës së PDK-së, Rrahman Jakupi.


Ismajli ka shkruar në Facebook se në këtë hapësirë rrëzë lumit Shtimjanja janë krijuar kushte të mira dhe atraktive edhe për organizimin e ngjarjeve kulturore e rinore, gjë që shumëfishon shfrytëzimin e parkut nga qytetarët, me mundësi të shumta pushimi e rekreacioni.

“Me këto projekte që kanë ndodhur çdo qytetarë e sheh dhe e prek ndryshimin e Shtimes në çdo pore të jetës”, ka thënë ai.

Lexo edhe

Video