Ismajli humb sfidën me Poloninë, Sylvinho gjen zëvendësuesin e tij

Ismajli humb sfidën me Poloninë, Sylvinho gjen zëvendësuesin e tij

Kombëtarja shqiptare do të nisë që nga sot grumbullimin para ndeshjes së parë në kualifikueset e Euro 2024 ndaj Polonisë, që luhet në transfertë më 27 mars.

Trajneri Sylvio Campos Mendes Junior ka shpallur të premten listën me emrat e 23 lojtarëve që do të jenë të gatshëm për këtë premierë kuqezi, ndërkohë që të shtunën ka dalë edhe në një konferencë për median ku ka shpjeguar zgjedhjet e tij dhe ka folur për objektivat në këtë sfidë të parë.


Por informacioni i fundit është se lista e të ftuarve do të pësojë një ndryshim, kjo për shkak se mbrojtësi Ardian Ismajli nuk do të jetë pjesë e ekipit për shkak të dëmtimit.

Mbrojtësi kuqezi u lëndua gjatë ndeshjes së fundit të Empolit në Serie A të premten në mbrëmje ndaj Atalantës, ndërkohë që të shtunën i është nënshtruar analizave që kanë konfirmuar dëmtimin dhe është dalë në konkluzionin se ai nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjen me Poloninë.

Në këto kushte, trajneri Sylvinho ka vendosur të ndryshojë listën dhe të thërrasë mbrojtësin Enea Mihaj për të zëvendësuar Ismajlin e dëmtuar. Mihaj do të jetë në dispozicion të skuadrës duke nisur nga e hëna për t’u stërvitur normalisht me grupin.

Lexo edhe

Video