Ismajli: Do të vazhdojmë të përkrahim bizneset

Ismajli: Do të vazhdojmë të përkrahim bizneset

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, që njeherësh është edhe kandidat i PDK-së për një mandat tjetër qeverisës, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore ka vizituar një gomisteri në qytet.

Ai ka premtuar përkrahje për bizneset në zhvillimin e mëtutjeshëm të veprimtarisë së tyre.

Ky është statusi i tij i plotë:


Së bashku me kandidatin tonë për Asamble Komunale, z. Hamëz Tërshana isha për vizitë në gomisterinë “Nuha”, në Shtime, e cila ka treguar një veprimtari të suksesshme në komunën tonë.

I jemi tejet mirënjohës dhe falënderues pronarit, Bunjamin Tërshana, për pritjen që na bëri, si dhe i shprehëm gjithë gatishmërinë tonë që gjatë mandatit tonë të ardhshëm qeverisës do të vazhdojmë të përkrahim bizneset në zhvillimin e mëtutjeshëm të veprimtarisë së tyre.

Voto PDK 177!

Lexo edhe

Video

error: