Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ismaili tregon hapat që Qeveria duhet urgjentisht të ndërmarrë për koronavirusin

Ismaili tregon hapat që Qeveria duhet urgjentisht të ndërmarrë për koronavirusin

Ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për mos ndërmarrjen e duhur të hapave për të parandaluar koronavirusin, sëmundje kjo që tashmë është konfirmuar edhe në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook ka treguar hapat që duhet ndërmarrë urgjentisht për t’u përballur me situatën e krijuar pas konfirmimit të pesë rasteve me COVID-19.

Ismaili thotë se është e domosdoshme që personat që vijnë nga shtetet tjera të vihen në karantinë dhe të identifikohen personat që kanë pasur kontakt me të prekurit nga virusi dhe të vendosen në vetë-izolim.


Ai kërkon të fillohet edhe me testim të shpeshtë, në mënyrë që të identifikohen qytetarët potencialisht të prekur, për ta thyer kështu zinxhirin infektues.

Hapi i tretë që duhet ndërmarrë Qeveria Kurti, sipas ish-ministrit Ismaili është mbrojtja për mjekët duke iu krijuar atyre urgjentisht kushte të nevojshme për punë.

 

Lexo edhe

Video

error: