Ismaili takon të rinjtë e Prishtinës: PDK ka plan konkret për krijimin e vendeve të reja të punës

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për deputet, Uran Ismaili, ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e Prishtinës, ku ka prezantuar të planin e Rimëkëmbjes.


Ai para të rinjve ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka plan konkret për të zhvilluar Kosovën dhe për të krijuar vende të reja të punës për të rinjtë. Kritika ka adresuar për qeverisjen Kurti dhe Hoti, ku ka thënë se këto të fundit gjatë pandemisë nuk kanë ditur të menaxhojnë me arsimin.

“Rimëkëmbja ka kuptimin sepse u jep përgjigje nevojave dhe kërkesave të cilat i keni si rini. Ju keni nevojë me pas nesër një ambient, i cili vibron dhe i cili krijon mundësi për vende të reja punës, i cili ka në shëndetësi të duhur, i cili ka një sistem rregullativ të drejtësisë që ua ruan të drejtat dhe u jep mundësi të barabarta. Ka nevojë me qenë ju në një shtet, i cili është i përfaqësuar nga diplomatët më të mirë dhe reputacioni për Kosovën është i mirë. Keni nevojë me qenë në një shtet që arsimimin e konsideron prioritet, e jo që gjatë kohës së pandemisë as ‘A’-në e arsimimit nuk ka mundur me e menaxhu. Të gjitha këto i keni në Rimëkëmbje, sepse të gjitha këto janë brenga të qytetarit dhe ato brenda të qytetarit janë vullnet dhe inspirim i joni”, ka thënë ai.

Lexo edhe

Video