Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ismaili: SHBA-ja ia hapi dyert Kurtit e ai i mashtroi

Ismaili: SHBA-ja ia hapi dyert Kurtit e ai i mashtroi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se Ambasadori Richard Grenell, i dërguar special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tha mbrëmë një të vërtetë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës por njëkohësisht rikonfirmoi se kishim një kryeministër që po gënjente SHBA dhe po manipulonte qutetarët e Kosovës.

Ismaili ka shkruar në faqen e tij në Facebook se është çudi e madhe për votuesit e vitit 2020, të cilët, siç shkruan Ismaili, në mendjen e tyre projektojnë një Albin që flet zhdërvjelltë për të ardhmen, por e vërteta sipas Ismailit është se Kurti aq shumë e shtrembëron dhe dëmton të tashmen.

“Duke e shtrembëruar të tashmen, ai e huq dhe e dëmton edhe të ardhmen. Kjo, në fakt, nuk është diçka e re. Ai ia ka huqur çdo procesi të rëndësishëm për Kosovën. Prej Rambouillet e deri te Pavarësia. Me oratori, por me argumente të rrejshme dhe gabime trashanike. Ka qenë gabim dhe është edhe sot gabim. Tani me një rrezik më të madh, sepse tash po mashtron dhe po manipulon hapur si Kryeministër i Kosovës”, tha Ismaili.

“Me siguri, shumica e atyre që e kanë votuar – kanë menduar se Albin Kurti do të ndryshonte, kur do t’i jepej shansi që të bashkëpunonte. SHBA-të ia hapën dyert. E prapë, Albin Kurti, tani edhe si Kryeministër, i mashtroi. I mashtroi në emër të Kosovës, e jo vetëm si lider i VV-së. Dhe, u shkarkua. Si antiamerikan i përbetuar, me fjalë dhe me vepra”, tha Ismaili.

Deklarata e plotë e Uran Ismailit:

Intervista e mbrëmshme e Ambasadorit Grenell ishte e rëndësishme. Jo pse do ta ndalë hovin e militantëve partiakë – që s’duan t’ia dinë për të vërtetën, por sepse foli ai për të cilin po flitet më së shumti, e që realisht është më i informuari dhe që nuk ka agjendë politike në Kosovë. Atyre që e duan të vërtetën, Grenell ua dha.


Disa sqarime në fillim. Kosova nuk është në agjendën elektorale të Amerikës. As nuk i ndihmon Presidentit Trump që ta fitojë Michiganin, e as Floridën. Presidentët amerikanë zgjidhen nga shtetet e tyre, jo nga një vend i vogël si Kosova. Shikoni debatet politike atje – a flet dikush për Kosovën?

Argumenti që Kosova po përdoret nga SHBA për politika të brendshme është përdorur më herët nga Serbia. Në rastin e bombardimeve, gjatë luftës në Kosovë, ata thoshin se Bill Clintonit i duhej kjo, për ta larguar vëmendjen e opinionit nga Lewinski. Por, ne që kemi vuajtur në atë kohë, e dimë më mirë se ajo ishte vetëm propagandë serbe. Lufta u bë për t’i mbrojtur shqiptarët dhe kjo mbrojtje erdhi nga Amerika dhe nga gjithë NATO.

Kosova është në agjendën e Presidentëve të SHBA-së, që nga Bushi i vjetër, Clinton, Bushi i ri, Obama, e tani edhe të Trump. Për këtë, jemi me fat dhe duhet të jemi popull shumë i lumtur.

T’i kthehemi intervistës së Grenell. Nuk ka marrëveshje sekrete. Me shikoi në sy (Albin Kurti) dhe më tha se do ta heqë taksën. Kështu deklaroi Grenell. Pa emocion, pa e zmadhuar me terma politikë. Na sfidoi. Merreni të vërtetën. Është Kosova juaj. Nuk jemi në lojëra politike, por për vendimet e SHBA-së, pyetemi ne. Një kërcënim i lehtë, për ata që kuptojnë.

Është çudi e madhe për disa votues të vitit 2020, të cilët në mendjen e tyre projektojnë një Albin që flet zhdërvjelltë për të ardhmen, por e vërteta është se ai aq shumë e shtrembëron dhe dëmton të tashmen. Duke e shtrembëruar të tashmen, ai e huq dhe e dëmton edhe të ardhmen. Kjo, në fakt, nuk është diçka e re. Ai ia ka huqur çdo procesi të rëndësishëm për Kosovën. Prej Rambouillet e deri te Pavarësia. Me oratori, por me argumente të rrejshme dhe gabime trashanike. Ka qenë gabim dhe është edhe sot gabim. Tani me një rrezik më të madh, sepse tash po mashtron dhe po manipulon hapur si Kryeministër i Kosovës.

Me siguri, shumica e atyre që e kanë votuar – kanë menduar se Albin Kurti do të ndryshonte, kur do t’i jepej shansi që të bashkëpunonte. SHBA-të ia hapën dyert. E prapë, Albin Kurti, tani edhe si Kryeministër, i mashtroi. I mashtroi në emër të Kosovës, e jo vetëm si lider i VV-së. Dhe, u shkarkua. Si antiamerikan i përbetuar, me fjalë dhe me vepra.

Lexo edhe

Video

error: