Ismaili pranon letër urimi nga homologu i tij britanik me rastin e 25-vjetorit të BQK-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Ismaili pranon letër urimi nga homologu i tij britanik me rastin e 25-vjetorit të BQK-së
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, i ka dërguar një letër guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili duke e uruar atë dhe BQK-në me rastin e shënimit të 25-vjetorit të themelimit.

Sipas njoftimit të BQK-së, letra nënvizon progresin e jashtëzakonshëm për ndërtimin nga e para të një banke qendrore moderne dhe vlerëson punën e palodhur dhe vendosmërinë e të gjithë stafit të BQK-së.

Në komunikatë thuhet po ashtu se Bailey theksoi rëndësinë e Bankës Qendrore në mbështetjen e ekonomisë së vendit, duke siguruar një sistem të sigurt të pagesave dhe një sistem të besueshëm bankar.

“Përveç kësaj, nga Banka e Anglisë ishte deleguar Drejtoresha Ekzekutive e Pagesave të Bankës, Victoria Cleland, e cila mori pjesë në shënimin 25-vjetorit të BQK-së, duke qenë folëse në Konferencën Ndërkombëtare, në panelin e parë me titull "Integrimi në SEPA, transformimi digjital dhe implikimet tek shërbimet financiare"”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025