Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ismaili: Paralajmërimi i Qeverisë për mungesë të barnave i pakuptimtë dhe i paarsyeshëm

Ismaili: Paralajmërimi i Qeverisë për mungesë të barnave i pakuptimtë dhe i paarsyeshëm

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ish ministër i shëndetësisë, ka reaguar pas paralajmërimit të Qeverisë për mungesë të barnave.

Ai ka thënë se ky është lajm shumë i keq për shëndetin dhe ekonominë familjare të qytetarëve.

Sipas tij, në mungesë të barnave, qytetarët do të duhet të blejnë barnat nga buxheti i tyre familjar, që edhe ashtu është i tejet i rënduar nga pandemia.


Lexoni reagimin e plotë të Uran Ismailit:

Paralajmërimi i sotëm i Ministrisë së Shëndetësisë se Kosova do të përballet me mungesë të barnave në institucionet publike shëndetësore është lajm shumë i keq për shëndetin dhe ekonominë familjare të qytetarëve. Në mungesë të barnave, qytetarët do të duhet të blejnë barnat nga buxheti i tyre familjar, që edhe ashtu është i tejet i rënduar nga pandemia.

Duke parë shpenzimet e larta të qytetarëve, gjatë udhëheqjes së Ministrisë së Shëndetësisë, kemi rritur vazhdimisht buxhetin për blerjen e barnave. Në vitin 2017 e gjeta këtë buxhet me 25 milionë Euro. Pas shumë konsultimeve, arritëm që në vitin 2019 të rrisim buxhetin për barna në mbi 40 milionë Euro. Ndërsa sot, në kushte pandemie, në kohën kur ky buxhet do të duhej të vazhdonte të rritej, ai ka rënë në rreth 21 milionë Euro.

Ulja drastike e buxhetit për barna për vitin 2021 minon përpjekjet që i kishim bërë për furnizim stabil të institucioneve publike shëndetësore me barna. Më vjen shumë keq që projektimet buxhetore që kishin filluar në 2018 dhe që dhanë rezultat u ndërprenë në krizën më të madhe shëndetësore. Praktikat e mira menaxheriale në shëndetësi duhet të vazhdohen përtej mandateve qeveritare. Sot pres nga qeveria që qytetarëve tanë t’u ofrojë zgjidhje, e jo arsyetime.

Lexo edhe

Video

error: