Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ismaili: Mungesa e testimeve për koronavirus do të jetë e kushtueshme për Kosovën

Ismaili: Mungesa e testimeve për koronavirus do të jetë e kushtueshme për Kosovën

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka kritikuar qeverisjen Kurti për dështim në menaxhimin me situatën me koronavirus, për shkak të mungesës së testimeve të shpeshta, e cila mund t’iu kushtojë qytetarëve.

Ai në një konferencë për media tha se këto testime janë shumë të nevojshme që të thyhet zinxhiri i përhapjes së koronavirusit, i cili deri më tash në vendin tonë ka shënuar një të vdekur dhe 31 të infektuar.

I pyetur nga KosovaPress, se a paraqet shkelje të rekomandimeve të OBSH-së dhe IKSHP-së mbajtja e një seance për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti në këto kushte kur vendi po përballet me koronavirus, Ismaili tha se do të kryejnë detyrën e tyre si deputet nëse thirret kjo seancë.


Ismaili tha në këtë situatë pandemike, vendi është duke u përballur edhe me partitë politike në pushtet që po bëjnë agjendë dhe luftë të vrazhdë ndaj njëra-tjetrës.

Për më tepër, ish-ministri i Shëndetësisë tha se Qeveria Kurti është dashur që në fillim të përhapjes së pandemisë në Evropë, të testojë të ardhurit nga vendet e prekura për ta parandaluar shpërndarjen e virusit.

Sipas tij, neglizhenca që të trajtohen personat që vijnë nga shtetet me rrezik si të infektuar potencialë ka pasoja të mëdha për shëndetin publik në Kosovë, për ekonominë, arsimin dhe të gjitha fushat e tjera.

Kosova ka shënuar sot rastin e parë fatal me koronavirusit, ndërsa janë regjistruar 31 raste me të infektuar.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: