Dikur, shumë kohë më parë ekzistonte një ishull në të cilin bashkarishtë jetonin të gjitha ndjenjat.
Lumturia, Trishtimi, Gëzimi, Inati, Dituria dhe të gjithë të tjerat, përfshirë edhe më të bukrin emocion Dashurinë.
Një ditë prej ditëve, duke harruar veten e duke u dhënë vëmendje të plotë gjithë emocioneve ishulli filloi të fundosej.
Duke parë se ishulli po fundosej e do të mbytej, gjithë emocionet përgatitën anijet e tyre për t’u larguar duke e braktisur atë.
Dashuria ishte ndjenja e fundit e cila po qëndronte në këtë ishull.
Qëndroi sepse Dashuria kërkonte të priste me shpresë deri në sekondën e fundit të momentit më të fundit të mundshëm që ishulli të shpëtonte.
Kur ishulli gati po fundosej plotësishtë, Dashuria e mbetur aty vendosi të kërkonte ndihmë.
Aty pranë ishullit i cili po fundosej, po kalonte me një varkë shumë të madhe ajo që quhet Pasuri.
Dashuria e pyet, Pasuri, a mund të më marrësh me vete?
Pasuria ju përgjigjë: “Jo Dashuri, nuk mund tju marrë. Unë vetëm blejë. Anija ime është plotë me ar dhe argjend, nuk ka vend për ty”.
Dashuria i kërkoi ndihmë Kotësisë e cila po kalonte me një varkë me vela.
“Kotësi, të lutem më ndihmo!”
Ajo ju përgjigjë, “Unë nuk mund të të ndihmoj, Dashuri. Ti je e zhytur në ujë dhe e lagur siç je mund të ma prishësh varkën time me vela.”
Trishtimi ishte aty afër dhe Dashuria i kërkoi ndihmë edhe atij.
“Trishtim, më lër të vij me ty …”
“Oh, Dashuri, më vjen shumë keq, kam gjithnjë nevojë të qëndrojë vetëm”.
Lumturia gjithashtu kaloi pranë Dashurisë, por ajo ishte aq e lumtur sa nuk e dëgjoi fare thirrjen e Dashurisë.
Dashuria, papritmas dëgjoi një zë:
“Eja Dashuri! Do të të marr me vete …”
Kjo e cila po e ndihmonte ishte dikush më e ditur dhe e vjetër se Dashuria.
Dashuria ndihej kaq shumë me fat dhe e lumtur sa nuk mund të mendonte e të merrte vesh se kush e mori me vete duke e shpëtuar që mos të mbytej.
Kur arritën në një pjesë toke, ajo që ndihmoi Dashurinë vazhdoi rrugën e saj.
Duke e kuptuar se sa shumë i detyrohet, Dashuria pyeti Diturinë:
“Kush ishte ajo që më ndihmoi?”
“Ishte Koha”, iu përgjigj Dituria.
“Koha? Pse më ndihmoi ajo?” pyeti e çuditur Dashuria.
Dituria buzëqeshi duke i thënë:
“Sepse vetëm Koha mund ta kuptojë se sa e madhe është Dashuria …”