Përmes një njoftimi zyrtarë, KB Ylli e ka konfirmuar largimin e basketbollistit Erjon Kastrati nga klubi.
Pas plot dy sezoneve me suharekasit, Kastrati largohet nga Ylli, ndërsa ende nuk ka ndonjë njoftim se ku do të shtrihet e ardhmja e tij, përcjell KosovaPress.
Me Erjonin në ekip, KB Ylli arriti të fitojë dy tituj të Superligës së Kosovës, një të Ligës Unike dhe Superkupën e Ligës Unike.
Njoftimin e plotë të KB Yllit e gjeni më poshtë.