Ishte i prekur me COVID dhe po rrinte në restorant, policia e gjobit me 500 euro

Ishte i prekur me COVID dhe po rrinte në restorant, policia e gjobit me 500 euro

Policia e Kosovës ka gjobitur me 500 euro qytetarin me inicialet B.H., i cili edhe pse i prekur me koronavirus, nuk ishte vetizoluar sipas Ligjit për luftimin e pandemisë dhe kishte qëndruar në një restorant.


Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00, në lagjen e rajonit tre në Vitomiricë të Pejës, ka bërë të ditur sot policia.

Policia apelon te të gjithë qytetarët që të respektojnë vendimet e Qeverisë dhe IKSHP-së për parandalimin dhe luftimin e pandemisë me koronavirus.

Lexo edhe

Video