Ishte i kërkuar si bashkautor i një plagosjeje, arrestohet 25 vjeçari në Përmet

Ishte i kërkuar si bashkautor i një plagosjeje, arrestohet 25 vjeçari në Përmet

Një 25 vjeçar, që ishte i kërkuar si bashkautor i një plagosjeje, u arrestua në Përmet.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara, si dhe duke u mbështetur në inteligjencën informative, bënë të mundur kapjen në qytetin e Tiranës, dhe ndalimin e shtetasit J. N., 25 vjeç, banues në Përmet.”, informoi sot Policia.


25-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 28.10.2022, në bashkëpunim me babanë e tij, shtetasin K. N. (të arrestuar menjëherë pas ngjarjes), janë konfliktuar në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, me 3 shtetas të tjerë, të cilët i kanë plagosur rëndë, me sende të forta.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe

Video