Ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, arrestohet një 21 vjeçar në Fier

Ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, arrestohet një 21 vjeçar në Fier

Një 21 vjeçar, që ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, u arrestua në Fier.

Policia e Shtetit sot informoi se 21 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Laquila-s, Itali, me vendimin e datës 19.05.2022, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.


“Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Provizor”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit: M. I., 21 vjeç, banues në Patos.”, informoi Policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Lexo edhe

Video