Ish-zyrtari kryesor i Financave në TK: Gangsterët e AAK-së do të udhëheqin me Telekomin

Ish-zyrtari kryesor i Financave në TK: Gangsterët e AAK-së do të udhëheqin me Telekomin

Ish-ushtruesi i detyrës së Zyrtarit kryesor të Financave dhe Thesarit në Telekom, Feim Kelmendi, deklaroi se kjo ndërmarrje tashmë do të udhëhiqet nga “gangsterët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”.

Kelmendi, që dha dorëheqjen nga ky post javë më parë, shkroi në Facebook, prej të mërkurës rifillon zhvatja dhe vjelja e harraqit ndaj Telekomit.


Ai shtoi se bordi aktual është në shërbim të grupeve zhvatëse të Telekomit.

 “Rifillon zhvatja dhe vjelja e haraçit ndaj Telekomit nga gangsterët e AAK-së, konkretisht nga grupet mafioze te udhëhequra nga Daut Haradinaj. Kryeministri i mjerë Avdullah Hoti krejt çka mund të bëjë është të shkruaj 3-4 rreshta në FB kundër disa injorantëve të emëruar nga vetë ai e që veten e quajnë bord e të cilët hapur janë në shërbim të grupeve zhvatëse. Për ta kuptuar më qartë sesi funksionojnë grupet zhvatëse mjafton fakti që drejtor gjeneral i një kompanie zgjidhet personi i cili krejt karrierën e tij ka punuar si punëtor i sigurimit fizik në një pikë shitëse në njërën nga qytezat e Kosovës, ndërkohë që kjo kompani në mesin e saj ka qindra inxhinierë të telekomunikacionit, qindra financierë, juristë e ekspertë të profesioneve të tjera”, shkroi Kelmendi.

Lexo edhe

Video

error: