Ish-ylli i Evertonit dhe Real Madridit dëshiron që Liverpooli ta fitojë Ligën e Kampionëve

Ish-ylli i Evertonit dhe Real Madridit dëshiron që Liverpooli ta fitojë Ligën e Kampionëve

Ish-lojtari i skuadrës angleze Everton dhe gjigantit spanjoll Real Madrid, James Rodriguez, ua ka kthyer tani shpinën ish-skuadrave të tij, duke e thënë haptazi që dëshiron që Liverpoolit të fitojë Ligën e Kampionëve.

Mesfushori ofensiv, i cili u largua nga Evertoni drejt Al-Rayyan në muajin shtator të vitit të kaluar, ishte i lumtur që të lë anash ndjenjat e tij për Evertonin e Realin dhe të përkrah Liverpoolin për triumf në Ligë të Kampionëve, përcjell KosovaPress.

Finalja mes Real Madridit e Liverpoolit do të jetë një përsëritje e finales së vitit 2018, ku asokohe madrilenët mposhtën gjigantin anglez me rezultat 3:1.


Ndërkaq, për finalen e këtij sezoni, Rodriguez shpreson që skuadra e Jurgen Klopp do të triumfojë, e gjitha kjo për shkak të shokut të tij të kombëtares, Luis Diaz.

“Dua që Liverpooli të shpallet kampion. Kam shumë shokë në Real Madrid dhe është një ekip shumë i vështirë për këtë lloj të ndeshjes, por unë dua që Lucho (Diaz) ta fitojë atë”, tha Rodriguez.

Raportohet se Rodriguez ishte ndër personat që e kanë ndihmuar Luis Diazin që të zgjedhë transferimin te Liverpooli në muajin janar, ku në garën për shërbimet e tij spekulohet që ishin të përfshira Everton, Tottenham, West Ham dhe Manchester United.

Lexo edhe

Video