Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit afër t’i jap fund beqarisë me modelen italiane – foto

Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit afër t’i jap fund beqarisë me modelen italiane – foto

Kevin-Prince Boateng dhe e dashura e tij, Valentina Fradegrada do të bëhen çifti i parë që organizojnë dasmën e tyre në metaverse, ndryshe të njohur si bota virtuale.

Ish-ylli i Milanit dhe Barcelonës, dhe modelja italiane nisën lidhjen në fund të vitit 2021 dhe kanë shfaqur dashurinë e tyre vazhdimisht në rrjetet sociale, përcjell KosovaPress.

Kjo ndodhi pasi lojtari i Hertha Berlinit i dha fund martesës së tij me ish-bashkëshorten Melissa Satta në dhjetor të vitit 2020, pas nëntë vitesh që ishin bashkë.


Ndërkaq, mesfushori 35-vjeçar tashmë e ka lënë mbrapa dashurinë e vjetër, ku lidhja e tij me Valentinan vazhdon të forcohet gjithnjë e më shumë. Çifti madje kanë tatuazhe identike në trupin e tyre ku në qafë iu shkruan “spooly”, ku në gjuhën tonë do të thotë “drithërues”.

Raportimi i fundit është se Boateng dhe Valentina do të martohen këtë të shtune, respektivisht më datën 11 qershor.

Disa foto të dyshes në fjalë i gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video