Ish-trajneri i Liverpoolit pritet të marrë drejtimin e Watford

Ish-trajneri i Liverpoolit pritet të marrë drejtimin e Watford

Skuadra angleze Watford e bëri mbrëmë zyrtare shkarkimin e trajnerit italian Claudio Ranieri.

Ranieri morri drejtimin e Watford vitin e kaluar në muajin tetor, kurse gjatë aventurës me skuadrën angleze regjistroi rezultate negative, respektivisht 10 humbje në 13 ndeshje, përcjell KosovaPress.


Tani raportohet se drejtimin e skuadrës do ta marrë trajneri Roy Hodgson, i cili në të kaluarën kishte qenë trajner i skuadrave si Blackburn, Liverpool dhe Crystal Palace.

Krerët e Watford janë në bisedime që ta emërojnë Hodgson si trajner gjatë orëve në vazhdim, ku marrëveshja mes dy palëve është në fazat finale.

Hodgson u largua në fund të sezonit të kaluar nga Crystal Palace, ku edhe besohej se do të ishte detyra e tij e fundit si trajner, por tani trajneri anglez do të rikthehet përsëri në Premier Ligën angleze.

Lexo edhe

Video