Ish-Presidenti Trump deklaron pafajësinë ndaj 34 akuzave të ngritura ndaj tij
Lexohet për: 1 min.
TRUMP-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një gjykatës e ka paralajmëruar ish-Presidentin Donald Trump që të përmbahet nga retorika që mund të nxisin ose shkaktojnë trazira civile. Trump tha në gjykatë se ishte “i pafajshëm” lidhur me 34 akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa gjykatësi e njohu atë me të drejtat që gëzonte.

Gjykatësi Juan Merchan gjithashtu e paralajmëroi Trumpin se ai mund të përzihej nga salla e gjyqit nëse shkelte rregullat e gjykatës. Trump foli vetëm disa herë në përgjigje të pyetjeve të drejtuara.

Ish-Presidenti Trump do të paraqitet përsëri në gjykatë në muajin dhjetor, ndërsa avokatët e tij kërkuan që ai të mos merrte pjesë personalisht në seancë për shkak të procedurave të jashtëzakonshme të sigurisë./VOA

https://kosovapress.com/admin/donald-trump-eshte-arrestuar/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024