Ish-pjesëtarit të UÇK-së iu dha lamtumira e fundit, humbi jetën në Austri
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Familjarë e të afërm, bashkëluftëtarë, miq dhe qytetarë të shumtë, sot në varrezat e veteranëve të luftës, i dhënë lamtumirën e fundit, bashkëluftëtarit, të riut 44-vjeçar, Arben Osës nga Rahoveci, i cili humbi jetën tragjikisht, në vendin e tij të punës në Austri.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shkruar se Arbeni do të jetojë gjatë në kujtimet tona dhe brezave pas nesh, sepse e gjallë dhe e pavdekshme është vepra e tij si luftëtar i UÇK-së dhe pjesëtar i Batalionit Gardist “Besim Ndrecaj” në Zonën e Dytë Mbrojtëse të TMK-së.

“Ngushëllime të gjithë të pikëlluarve. I përjetshëm kujtimi, për ty Arben Osa. E paç të lehtë dheun e tokës arbërore. Lavdi”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024