Ish-ministrja e Jashtme kritikon Gërvallën: Kemi pazotësi diplomatike

Ish-ministrja e Jashtme kritikon Gërvallën: Kemi pazotësi diplomatike

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, po vlerëson se ka pazotësi diplomatike, referuar çështjes së takimit të ministres aktuale, Donika Gërvalla, me një ministër palestinez në Turqi.

Sipas saj, takimet janë të mirëpritura, megjithatë, në këtë rast, Palestina është një shtet, i cili aktivisht vepron kundër Kosovës.

Këto deklarata, Haradinaj-Stublla i bëri në “Info Magazine” të Klan Kosovës.


“Me autoritetet palestineze ne e dimë që ata kanë qenë të rreshtuar aktivisht në kampanjën agresive dhe ilegale të Serbisë, kundër pavarësisë së Kosovës, kundër subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës në kampanjën për çnjohje dhe pengim të sigurimit të njohjeve të reja. Për mua vendimi për t’i dhënë besimin palës palestineze që të mos e publikojnë në radhë të parë takimin si takim, është i çuditshëm dhe lëshim i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ministres”, tha ajo.

Ish-ministrja e Jashtme shtroi pyetjen se pse Kosova duhet të kishte kaq shumë besim një shteti që ka punuar kundër shtetësisë sonë.

“E ka bërë, e ka mbajtur jashtë publikut – janë marrë vesh paraprakisht, kishte një përgjigje nga MPJ, që janë marrë vesh paraprakisht që ky takim të mbahej larg syve të publikut. Problemi qëndron: Pse ne kemi besim ndaj këtij shteti që punon aktivisht kundër nesh? Këtu ka një pazotësi diplomatike dhe moskonfidencë politike në të drejtën e Kosovës, se këtu çështja diskutabile normal është çështja e marrëdhënieve me Izraelin”, vijoi ajo.

Ish-kryediplomatja tha se edhe gjatë mandatit të saj si ministre, me iniciativë të Turqisë, është kërkuar të mbahet një takim trilateral mes palës kosovare dhe palestineze, por një takim i tillë, siç thotë ajo, nuk ka ndodhur.

Lexo edhe

Video