Ish-mesfushori i Interit denoncohet për ngacmim seksual
Lexohet për: 2 min.
Inter
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ëalter Gargano dhe Lucas Viatri, të dy lojtarë të skuadrës nga Uruguaji, Penarol, janë në telashe. Të dy në fakt u denoncuan të hënën më 13 qershor nga dy gra për ngacmime seksuale.

Faktet në fjalë raportohet se kanë ndodhur marsin e kaluar. Mesfushori Gargano ka luajtur edhe në Itali me fanellat e Napolit (2007-2012 dhe 2014-2015), Interit (2012-2013) dhe Parmës (2013-14), ndërsa Viatri është sulmuesi argjentinas i klubit uruguaian.

Ndër të tjera, Gargano është bashkëshorti i Michaela Hamsikova (çifti ka tre fëmijë), motra e Marek Hamsik. Lajmi është bërë i ditur nga Radio Universal dhe prokurori i ngarkuar me hetimin e rastit, Maximiliano Sosa, ka konfirmuar gjithçka për “El Observador” duke thënë: “Afera do të trajtohet si çdo rast tjetër, ndaj tani e tutje do të ketë konfidencialitet maksimal. Duhet të mbledhim prova nga të dyja palët.”

Në thelb, gjithçka do të kishte ndodhur me rastin e një feste private ku morën pjesë disa lojtarë të Penarolit. Ankesa është bërë nga dy gra që po shërbenin në ngjarje dhe të cilat thuhet se ishin përqeshur. Sosa ka urdhëruar kryerjen e disa vlerësimeve dhe marrjen e pamjeve nga kamerat e vëzhgimit të lokalit, përcjellë KosovaPress.

Valentina Diaz, avokatja e dy grave, konfirmoi se bëhet fjalë për “shkelje seksuale dhe kërcënime të natyrës seksuale”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025