Ish-lojtari i Nacional, Cagliari, Juventus dhe Perugia, Fabian O'Neill ka vdekur të dielën në moshën 50-vjeçare.
Të dielën herët në mëngjes, ai u shtrua në spital për shkak të gjakderdhjes së brendshme të shkaktuar nga një sëmundje e gjatë e mëlçisë me të cilën po luftonte që nga viti 2016 për shkak të një jete të çrregullt dhe konsumimit të alkoolit.
O'Neill e filloi karrierën e tij të futbollit në Nacional uruguaian, nga i cili u transferua në Cagliari në 1996. Gjatë katër viteve ai luajti më shumë se 120 ndeshje për klubin nga Sardenja dhe pas një episodi të pasuksesshëm në Juventus, nuk ia doli as në Perugia.
Ndër të tjera ai do të mbahet mend për faktin se të gjitha paratë, 14 milionë dollarë, siç pretendonte ai, i shpenzoi për “kuaj të ngadaltë dhe gra të shpejta”.
"Është faji im. Gratë ranë në dashuri me versionin tim të dehur dhe më pas u përpoqën të më ndryshonin. Askush nuk mund të më ndryshonte. Madje më ofruan ndihmën e një psikologu. Dhe ish-gratë e mia janë më të pasura se unë”.