Ish-kryetari i kushtetueses kritikon Qeverinë për dështim në reforma të drejtësisë
Lexohet për: 2 min.
hasani-070624
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Hasani thotë se Qeveria Kurti ka dështuar në reformën në drejtësi.

Pas rrëzimit të Projektligjit për byronë për verifikimin, konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së pajustifikueshme, Hasani deklaron se reforma në drejtësi i mbetet mandatit të radhës të kësaj qeverise ose ndonjë tjetër.

Sipas tij, kushtetuesja ka pasur të drejtë kur e ka shpallë të pavlefshëm ligjin për byronë, derisa i konsideron si të papranueshme sulmet politike ndaj Gjykatës Kushtetuese. Hasani vazhdon akuzat ndaj dekanit të Fakultetit Juridik, Avni Puka se ka mashtruar kur ka njoftuar se ka kryer doktoratën në Itali në Universitetin “La Sapienza”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese në një intervistë për KosovaPress thotë se qeveria duhet të kishte parasysh se para reformën në drejtësi duhet t’i paraprinte me nxjerrjen e normave të duhura ligjore dhe analizën e detajuar të afateve kohore të shqyrtimeve në gjykata, pasi siç konsideron një reformë kaq e  thellë në drejtësi është e pashmangshme të mos shkohet nën filtrin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka pasur të drejtë me shpalljen të pavlefshëm të Projektligji për byronë, derisa konsideron se sulmet ndaj këtij mekanizmi janë të papranueshme.

Hasani, i cili ka qenë edhe rektor i Universitetit të Prishtinës, thotë se është në pritje të vendimit të Ministrisë së Arsimit në lidhje me pretendimet e tij se dekani i fakultetit juridik, Avni Puka ka diplomë false.

Ai kritikon edhe Këshillin e Etikës në rastin e profesorit Xhevat Krasniqi, i cili akuzohet për ngacmim seksual, derisa konsideron se ka probleme edhe me avancimet akademike në UP.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024