Ish-kryeministri malazias kritikon Kurtin: Cenoi integritetin e Malit të Zi

Ish-kryeministri malazias kritikon Kurtin: Cenoi integritetin e Malit të Zi

Deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin, për rishikimin e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri i shkarkuar i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq po i cilëson provokime.

“Deklaratën e zotit Kurti, me të cilën paralajmëron aspirata të rrezikshme për të cenuar integritetin territorialë të Malit të Zi, e konsideroj një provokim të papranueshëm. Është interesant fakti se nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit të Zi dhe i mandatuari antikushtetues Dritan Abazoviq”, ka shkruar ai.


Kurti të hënën, pra në katër vjetorin e miratimit të marrëveshjes së demarkacioni me Malin e Zi, tha se qeveria paraprake kishte përbrenda elemente pro ruse, por që theksoi që po e pret një qeveri të re në Mal të Zi, me të cilën do të bisedojë për çështjen e demarkacionit.

“Shpresojmë që së shpejti Mali i ZI do të ketë Qeveri të re, me të cilën do të mund të bisedojmë, ta trajtojmë edhe këtë çështje për dallim nga Qeveria paraprake e cila kishte përbrenda elemente pro ruse përveç se pro Beogradit dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë. Ne kemi bërë mbledhje të përbashkët të Qeverisë edhe me Maqedoninë e Veriut e Shqipërinë dhe shpresojmë të bëjmë edhe me Malin e Zi pasi që të formohet atje Qeveria e re. Pra, shpresojë që do të ketë kushte të reja me Qeverinë e re për ta trajtuar edhe këtë çështje për të cilën natyrisht përgjegjësinë e ka ajo qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht gabimisht, shumë të dëmshëm ia dha Malit të Zi, 8200 hektarë të territorit të Kosovës”, deklaroi Kurti.

Lexo edhe

Video