Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thekuar se Republika e Kosovës duhet të jetë ndër vendet e para që e njohin qeverinë e përkohshme të Sirisë.
Deputeti i PDK-së, Hoxhaj derisa ka konsideruar se aktualisht Lindja e Mesme po kalon një nga momentet më të rëndësishme në dekada, ai ka shkruar se me rënien e regjimit të Bashar al-Assadit, Kosovës i hapet një mundësi e re për të tejkaluar kundërshtimin e Iranit ndaj pavarësisë së saj, në vende si Siria, Libani dhe Iraku, të cilat sipas tij po dalin nga orbita e ndikimit iranian, falë politikës së mençur të Turqisë dhe Izraelit.
Ish-kryediplomati Hoxhaj shton po ashtu se diplomacia e Kosovës duhet të dalë nga moratoriumi i vetë-imponuar ndaj njohjes ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës.
https://kosovapress.com/renia-e-assadit-cfare-do-te-ndodhe-me-kombin-e-lodhur-nga-lufta