Ish komandanti i Bondsteelit, viziton Comoditën, i vjen mirë që kjo fabrikë eksporton shumë prodhime në shtetin e tij

Ish komandanti i Bondsteelit, viziton Comoditën, i vjen mirë që kjo fabrikë eksporton shumë prodhime në shtetin e tij

Ish komandanti i kontigjentit amerikan te KFOR-it në Kosovë dhe i kampit Bondsteel, në vitin 2001, gjenerali Douglas Lute ka vizituar fabrikën e dyshekut dhe shpuzës, Comodita në Gjakovë.

Ai, bashkë me Ed Rogers, një ekspert marketingu dhe ish këshilltar për këto çështje në ekipin elektoratl të ish presidentit George W. Bush, kanë parë nga afër procesin e prodhimit dhe hapësirat e Comodita.

Dy amerikanët u pritën në këtë vizitë nga pronari Shkëlqim Devolli dhe stafi menaxherial i Comoditës, fabrikë kjo që shumicën dërmuese të prodhimeve të veta i eksporton pikërisht në shtetin prej nga vijnë Lute dhe Rodgers, pra në ShBA.


Nikoqirët dhe mysafirët biseduan dhe u interesuan shumë për veprimtarinë e suksesshme të Comoditës, në veçanti, por edhe për marrëdhëniet, sidomos ato ekonomike, mes Amerikës dhe Kosovës. Ata thanë se janë të interesuar të shohin edhe më shumë eksporte të Comoditës në SHBA dhe u zotuan se do të bëjmë gjithçka munden, tashti si biznesmenë, që kjo përnjëmend të ndodh.

Comodita është fabrika e dytë më e madhe në botë për prodhimin e dyshekëve, dhe eksportuesi më i madh në Kosovë.

Kjo fabrikë është bërë stacion “i detyrueshëm” i vizitave të mysafirëve të lartë që vijnë në Kosovë, por edhe e ambasadorëve të shteteve të fuqishme të botës, në vendin tonë.

Dy ditë më parë, këtu ishte për vizitë ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, që po ashtu ishte i mirëpritur nga pronari Shkëlqim Devolli. Edhe mysafiri nordik, sikur amerikanët tashti, ishte impresionuar me atë cfarë kishte parë në Comodita dhe kishte deklaruar se madhësia dhe kapacitetet e prodhimit të kësaj fabrike i kishin lënë përshtypje të jashtëzakonshme.

Lexo edhe

Video

error: