Ish-drejtori i Policisë pjesë e listës për deputet në PDK, nuk përjashtohet të jetë pjesë e listës edhe Vlora Çitaku

Ish-drejtori i Policisë pjesë e listës për deputet në PDK, nuk përjashtohet të jetë pjesë e listës edhe Vlora Çitaku

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po vazhdon me prurjet e reja para garës zgjedhore të 14 shkurtit.

Aderimi më i ri në këtë parti është ish-drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj i cili në tetorin e 2020-tës u shkarkuar nga kjo pozitë.

Në një konferencë për media, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj tha se me Qalaj në qeverisjen e PDK-së do të ndodhë reformimi i sektorit të sigurisë.

U. d. i kryetarit të PDK-së, Hoxhaj është shprehur se ardhja e Qalajt është dëshmia e radhës se Partia Demokratike e Kosovë ka hapur dyert e saj për kuadro të reja profesionistësh dhe për të gjitha ata që duan të kontribuojnë në Rimëkëmbjen e Kosovës.

“Ardhja e Qalajt është një hapje e re, e madhe dhe e mirëfilltë për PDK-në, ku Qalaj do të bëhet pjesë e programit dhe e vizionit të rimëkëmbjes politike dhe me këtë rimëkëmbje politike sektori i sigurisë, reformimi i sektorit të sigurisë, zhvillimi i sektorit të sigurisë do të jetë prej prioriteteve më të rëndësishme të qeverisë që do ta udhëheq unë si kryeministër i Kosovës. Dhe çdo ditë e më tepër po rritet besimi për PDK-në Kështu po rritet, dhe çdo ditë e më tepër do ta kemi një rikthim të kohës së artë të qeverisjes së PDK-së ”, tha Hoxhaj.


Nga ana e tij, Rashit Qalaj tha se është i nderuar që nga sot është pjesë e partisë për hartimin e programit të sigurisë dhe ka treguar arsyet e dorëheqjes nga policia.

“Unë kam pasur mjaft të vështirë të marrë një vendim për tërheqja nga policia e Kosovës, mirëpo rrethanat  sidomos vitin e fundit ndryshuan dhe fillojë një degradim enorm i institucioneve të sigurisë, edhe i policisë, dhe AKI-së. Kështu duke parë që nga brenda nuk mund të ndikoj që ky degradim të ndërpritet, meqenëse ky degradim po vjen nga politika, vendosa që vetë të inkuadrohem në politikë dhe të jap kontributin tim për aq sa kam hapësirë dhe më lejohet që t’i forcoj këto institucione të sigurisë”, tha ai.

Ndryshe, në konferencën e PDK-së, ish-ministri i Jashtëm nuk ka përjashtuar mundësinë që të jetë pjesë e listës për deputet edhe ish-ambasadorja Vlora Çitaku.

Po ashtu Hoxhaj ka treguar edhe qëndrimin e PDK-së karshi Nisma Socialdemokrate.

“Çitaku është pjesë e PDK-së dhe është pjesë e pa ndashme e saj sikurse unë. Një pyetje të tillë mundeni me bërë vetëm mua, me thënë “a e keni thirr Enver Hoxhajn që të jetë në listë”. Prandaj, se kush do të jetë pjesë e listës, më së paku Vlora ka nevojë për një ftesë të tillë. Do të varet edhe prej vullnetit individual. Ne kemi pasur një debat para dy tre ditës, kam ftuar Limajn dhe kemi dhënë qëndrimin tonë që është e pa mundur që të ketë koalicion mes PDK-së dhe NIMSA-s në formulën PDK-Nisma. Qëndrojmë pas kësaj, për një arsye se në mënyrën e njëjtë kemi shkuar në zgjedhje edhe në 2019… Ne mbesim prapa një qëndrimi të tillë, nuk ka ndryshuar asgjë që të ketë një koalicion të përbashkët mes PDK-së dhe Nismas”, theksoi ai.

Lexo edhe

Video

error: