Ish-burri më i shëndoshë në botë: Spitali deshi të më dërgojë në krematoriumin e thertores

Ish-burri më i shëndoshë në botë: Spitali deshi të më dërgojë në krematoriumin e thertores

Ish-njeriu më i shëndoshë në botë ka thënë se më herët ka qenë aq i madh sa që spitali planifikonte ta dërgonte në krematoriumin e një thertoreje, nëse ai do të vdiste.

Britaniku Paul Mason (61) në dokumentarin televiziv “Burri më i shëndoshë në botë: 10 vjet më pas”, ka treguar se plani ishte ideuar gjatë qëndrimit të tij tre-vjeçar në spital.


“Nëse vdisja në spital ata nuk mund të merreshin me dikë aq të madh sa unë prandaj do të më çonin në një thertore ku çohen për të vdekur kafshët e mëdha … më pas do të më kremonin në krematoriumin e kafshëve. Kjo ishte diçka e neveritshme, nuk e besoja që mund të bënin diçka të tillë”, ”, tha Mason.

Beteja e Paul me peshën e tij arriti kulmin gjashtë muaj herët kur ai mori një mbidozë drogash gjatë një periudhe depresioni. Ai tha për Mirror se ka kryer dy operacione, një në ije dhe disa ndërhyrje në hernie. Por pas një operacioni të by-pass-it gastrik në vitin 2015, ai arriti të binte në 120 kg nga 160.

Lexo edhe

Video