Ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez dëshiron të shkatërrojë këngëtaren
Lexohet për: 3 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ndonëse dihet se Jennifer Lopez kishte një jetë dashurie shumë të trazuar, pakkush e kujton se ajo ka qëndruar për herë të parë para altarit në shkurt 1997 dhe i zgjedhuri i saj në atë kohë ishte Ojani Noah.

Të dy u takuan në një restorant dhe martesa zgjati vetëm 11 muaj. Mirëpo, edhe pse për një kohë të gjatë mendohej se ish-bashkëshortët u divorcuan në paqe, aq më tepër që edhe pas divorcit ai drejtonte restorantin e saj “Madres”, e vërteta në fakt ishte krejtësisht ndryshe.

Ojani Noa, i cili u bë shkrimtar, trajner dhe instruktor fitnesi pas divorcit nga një kameriere, thuhet se është ende duke u përpjekur të zbulojë të gjitha detajet e lëngshme nga martesa me këngëtaren e njohur, aq më tepër që ajo ri-hyri në lidhjen me Ben Affleck.

Ndërsa në fillim duket se ai po mundohet ta jetojë jetën e tij larg syrit të publikut, është e vërtetë që Ojani prej vitesh përpiqet të tregojë anën e tij të historisë kur bëhet fjalë për martesën me një divë latine.

Ai kishte planifikuar më parë të botonte një libër, por Jennifer e paditi dhe ia doli të prishte planin e tij. Madje, këngëtarja po e ndjek me vëmendje çdo hap të tij dhe deri më tani ka arritur të nxjerrë në pah disa nga tentativat e tij për të folur për gjithçka.

Megjithatë, historitë e martesës nuk janë e vetmja gjë që Ojani po bën. Ai dyshohet se ka në posedim incizime eksplicite të këngëtares, të cilat disa herë ka tentuar t'i publikojë në media.

Megjithatë, këngëtarja ka një ekip të fortë pas saj dhe burime pranë ish-bashkëshortit të saj pohojnë se ai nuk hoqi dorë kurrë prej saj dhe se do të gjejë një mënyrë që e gjithë bota ta shohë J Lo në atë publikim.

Para disa vitesh u shkrua se Noah ka 11 orë video material në të cilin Jennifer dyshohet se shihet në shtrat, në banjë, e zhveshur dhe ka regjistrime të zënkave të saj me nënën e saj, sipas “IDJTV”.

J Lo e fitoi atë në gjyq pas 6 vjetësh luftë të vështirë, por burimet pohojnë se ka vrima në ligj, si dhe se planet e tij janë të nxjerrë librin dhe regjistrimet në një treg tjetër dhe nëse do të ketë sukses, mbetet për t'u parë. Një gjë është e sigurt, nuk ka gjasa që Lopez këtë herë të dorëzohet pa luftë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024