Isa Mustafa: Votuesi nuk mund të mashtrohet gjatë, LDK do ta fitojë edhe Prishtinën e Podujevën

Isa Mustafa: Votuesi nuk mund të mashtrohet gjatë, LDK do ta fitojë edhe Prishtinën e Podujevën

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Isa Mustafa thotë se në këto zgjedhje që u mbajtën me 17 tetor Kosova tregoi se ka kapërcyer transin politik që e karakterizoi në  zgjedhjet e 14 shkurtit dhe se votuesi  po i kthehet racionales.

Ish-kryeministri i vendit dhe ish-lideri i LDK-së në një deklaratë për KosovaPress tha se LDK tregoi rezultate të mira.

Mustafa pret që LDK të fitojë fuqishëm në Prishtinë, Podujevë por edhe në komuna të tjera të cilat janë qeverisur nga kjo parti deri më tani.


““Këto zgjedhje treguan se Kosova e ka kapërcyer dehjen dhe transin politik që e karakterizoi në shkurt të këtij viti dhe se votuesi po i kthehet racionales. LDK tregoi rezultate të mira dhe këto rezultate do t’i fuqizojë me fitoren e Prishtinës, Podujevës dhe së paku komunave tjera që i ka qeverisur deri  më tani”, tha Mustafa për KosovaPress.

Mustafa ka ritheksuar se votuesi i LDK-së është i ngritur dhe nuk mund të mashtrohet gjatë.  

“Votuesi i LDK-së tregoi se është i ngritur, i moralshëm se mund të mashtrohet njëherë por jo gjatë”, tha Mustafa në një deklaratë me shkrim dhënë për KosovaPress.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: