Isa Mustafa ka një porosi për partnerët e koalicionit që nuk respektojnë rendin qeverisës

Isa Mustafa ka një porosi për partnerët e koalicionit që nuk respektojnë rendin qeverisës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa është deklaruar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Mustafa është shprehur se proceset politika me të cilat po ballafaqohet vendi kërkojnë bashkëpunim dhe besim reciprok të të gjithë akterëve, derisa ka shtuar se dialogu me Serbinë për njohje reciproke qoftë në Washington apo në Bruksel do të jetë përmbajtjesorë dhe i qëndrueshëm nëse aksionarët e këtij dialogu janë pozita dhe opozita.

“Proceset politike me të cilat po ballafaqohet vendi kërkojnë bashkëpunim dhe besim reciprok të të gjithë akterëve. Dialogu me Serbinë për njohje reciproke, qoftë në Washington apo në Bruksel do të jetë më përmbajtjesor dhe më i qëndrueshëm, nëse aksionarë të këtij dialogu janë pozita dhe opozita”, ka shkruar Mustafa.

Më tej ai ka thënë se strategjia e dialogut duhet të jetë çështje që diskutohet dhe formohet nga kryeministri dhe kabinetit i ij i ngushtë me partnerët e koalicionit dhe liderët e opozitës.


“Ndërkaq, strategjia e dialogut duhet të jetë çështje që diskutohet dhe formulohet nga Kryeministri dhe kabineti i tij i ngushte me partnerët e koalicionit dhe liderët e opozitës. Pa marrë parasysh arsyen dhe nevojën e komunikimit me publikun, duhet të kemi kujdes që për strategjinë tonë të mos merr vesh Serbia përmes debateve në studiot tona televizive dhe përplasjeve të brendshme, sepse kjo në start e dëmton pozicionin dialogues të Kryeministrit tonë”, shkruan ai.

“Qeverisja e vendit me prioritete luftimi i Pandemisë, rimëkëmbja ekonomike sikurse edhe dialogu për njohje reciproke, kërkon respekt institucional ndaj Qeverisë por gjithësesi edhe brenda Qeverisë. Një politikë qeverisëse dhe një zë qeverisës i bashkërenditur me Kryeministrin”, ka vazhduar shkrimi i Mustafës.

Po ashtu ai ka deklaruar që LDK do të kërkoj që Qeveria të jetë e gatshme të bëjë rikonfigurime dhe në ndryshime në çdo kohë për ata që nuk e kuptojnë rendin qeverisës dhe disiplinën qeverisëse.

“LDK do të kërkojë që Qeveria të jetë e gatshme të bëjë rikonfigurime dhe ndryshime në çdo kohë për ata që nuk e kuptojnë rendin qeverisës dhe disiplinën qeverisëse; të cilët ndjekin agjenda personale apo partiake, apo për të cilët vlerësohet se e shpenzojnë pa meritë paranë publike. Kemi premtuar Qeveri që do të jetë efikase në punën e saj, që do ta luftojë krimin dhe korrupsionin, që do të jetë racionale dhe e përgjegjshme ndaj parasë publike. Asnjë temë tjetër s’mund të na zhvendosë nga ky përcaktim”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video

error: