Ka filluar të zhvillohet minuta e parë e ndeshjes tejet interesante mes Irlandës së Veriut dhe Kombëtares së Kosovës, e vlefshme kjo për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” do të synojnë me çdo kusht fitoren si mysafirë, në mënyrë që ta përforcojnë më shumë pozitën e dytë në grup, përcjell KosovaPress.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin qershor, ku asokohe Kosova regjistroi fitore me rezultat të ngushtë 3:2.
Ndërkaq, ndeshjen mund ta ndiqni LIVE në linkun e më poshtëm.