Garda Revolucionare paraushtarake e Iranit bëri një paralajmërim të ri të shtunën për protestuesit antiqeveritar, edhe pse demonstratat vazhdojnë në qytete dhe kampuset universitare në të gjithë vendin, për të gjashtën javë radhaz.
Po të shtunën, autoritetet njoftuan se personi i armatosur që vrau 15 persona në një vend të shenjtë të sektit shiit, në Iranin jugor në fillim të kësaj jave, vdiq në një spital nga plagët e marra gjatë arrestimit. Teherani nuk ka zbuluar detaje rreth personit që kreu sulmin e së mërkurës në Shah Cheragh në Shiraz, faltorja e dytë më e rendësishmja për sektin shiite në Iran.
Amaq, krahu mediatik i grupit militant, publikoi një video të shtunën që supozohet se tregon sulmuesin e Shirazit duke u zotuar për besnikëri ndaj grupit.
Trazirat mbarëkombëtare, të shkaktuara nga vdekja e 22 vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator në duart e policisë së moralit, kanë tronditur Republikën Islamike. Mahsa Amini vdiq pasi u arrestua për shkeljen e kodit të rreptë islamik të veshjes për gratë.
“Sot është fundi i trazirave. Mos dilni më në rrugë!” tha Salami të shtunën ndërsa turmat mbanim arkivolet e viktimave të sulmit në Shiraz. “Ne po i themi rinisë sonë, pakicës që është mashtruar, ndaloni veprimet e liga”.
Ai shtoi me të njëjtin ton të ashpër: “Ky rebelim ogurzi nuk do t’ju sjellë fund të lumtur. Mos e prishni të ardhmen tuaj!”