Iran, 117 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Iran, 117 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Në Iran, 117 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.152 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 388.810, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 22.410.


Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 335.572 persona, ndërkohë që 3.733 pacientë janë në gjendje kritike.

Deri më tani, vendi ka kryer 3.405.055 teste.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

Lexo edhe

Video