IPK publikoi raportin e inspektimit për “Performanca policore në realizimin e urdhëresave të gjykatave”

IPK publikoi raportin e inspektimit për “Performanca policore në realizimin e urdhëresave të gjykatave”

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Inspektimeve ka publikuar Raportin e inspektimit  “Performanca policore në realizimin e urdhëresave të gjykatave”.

Inspektimi është përqendruar në të gjitha zyrat e administrimit të urdhëresave të gjykatave në kuadër të stacioneve policore. Inicimi i këtij inspektimi është ndikuar edhe nga nevoja që Policia të sigurohet se ka ndërmarrë veprimet e duhura në ndjekjen dhe kapjen e të dyshuarve dhe të dënuarve për vepra kriminale.

Në kuadër të inspektimit nga IPK janë identifikuar disa Drejtori Rajonale Policore të cilat kanë performuar jo kënaqshëm në raport më drejtoritë e tjera dhe që duhet mobilizuar në drejtim të ngritjes së efektivitetit dhe performancës.


Gjetjet e këtij inspektimi konsiderohet të jenë me interes për të gjithë akterët, përfshirë strukturën ekzekutuese të urdhëresave të gjykatave dhe nivelin mbikëqyrës – vendimmarrës.

IPK në kuadër të raportit të inspektimit ka dhënë shtatë rekomandime për Policinë e Kosovës duke përfshirë organizimin e trajnimeve për personel në këtë fushë, nxjerrjen e udhëzuesit për administrimin e urdhëresave, rishikimin e procedurave standarde të operimit, rekomandimi për ngritjen e efektivitetit dhe performancës në realizimin e urdhëresave të gjykatave, përditësimin me kohë të urdhëresave në bazën e të dhënave në polici etj.

LEXO RAPORTIN E PLOTË

Lexo edhe

Video