Inzaghi para ndeshjes me Milanin: Është sfidë shumë e rëndësishme, jemi gati

Inzaghi para ndeshjes me Milanin: Është sfidë shumë e rëndësishme, jemi gati

Trajneri i Interit Simone Inzaghi është shfaqur para gazetarëve me besim të madh para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Milanit.

Sfida e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave përfundoi me barazim pa gola (0-0), transmeton KosovaPress.

“Nerazzurrët” do të përballen me kuqezinjtë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë nesër në mbrëmje në “Giuseppe Meazza” dhe ky është “Derby della Madonnina” i katërt e sezonit. Ndeshja e parë përfundoi 0-0, kështu që të dyja skuadrat do të shpresojnë të fitojnë brenda kohës së rregullt duke i shmangur vazhdimet.


“Ne e dimë rëndësinë e sfidës dhe çfarë përfaqëson ajo për ne. Vijmë nga tri fitore radhazi dhe jemi gati”, tha fillimisht Inzaghi, derisa shtoi se ka shumë dyshime sa i përket formacionit startues.

“Unë kam gjithmonë kaq shumë dyshime, çdo ditë. Kanë mbetur edhe dy seanca stërvitore dhe do të përpiqem të zgjedh më të mirët. Kupa e Italisë duhet të ndahet nga liga, ne po avancojmë në të dy garat dhe kjo do të thotë se po bëjmë mirë, pasi kemi fituar edhe Superkupën në janar”.

“Nesër duam të fitojmë sepse synimi është finalja e Kupës së Italisë. Mund të kishim arritur më shumë paraprakisht, por momentet janë vendimtare”, tha në fund Inzaghi.

Lexo edhe

Video