Me triumfin ndaj Viktoria Plzenit në “Giuseppe Meazza”, Interi edhe zyrtarisht ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.
“Neroazzurrët” mposhtën skuadrën çeke me rezultat 4-0. Henkrik Mikhitaryan shënoi golin e parë në minutën e 35’, para se Edin Dzeko të realizonte dy herë në minutat 42’ dhe 66’, ndërsa rezultatin final e vulosi i rikthyeri nga lëndimi Romelu Lukaku i cili shënoi për 4-0 në minutën e 85-të.
Kjo fitore ia siguron In\terin vendin e dytë në grupin C me 10 pikë kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar.
Fitorja e Interi nënkupton edhe eliminimin e Barcelonës nga ky kompeticion pasi katalanasit kanë vetëm katër pikë në pozitën e tretë derisa do të ballafaqohen pas pak me Bayernin e Munihut në “Camp Nou”.