Interi pret Sassuolon, Milani mysafir i Cagliarit

Interi pret Sassuolon, Milani mysafir i Cagliarit

Serie A i rikthehet aksionit sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e gjashtë të këtij sezoni.

Milani, Interi e Lazio do të zhvillojnë ndeshje sot, ndërsa në aksion do të jetë edhe kampioni, Napoli që luan kundër Udineses, raporton KosovaPress.

Milani është mysafirë i Cagliarit, me ndeshjen që do të zhvillohet me fillim nga ora 18:30, kurse Interi e pret në shtëpi Sassuolon nga ora 20:45.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Serie A e gjeni më poshtë.

18:30 Cagliari – AC Milan


18:30 Empoli – Salernitana

18:30 Verona – Atalanta

20:45 Inter – Sassuolo

20:45 Lazio – Torino

20:45 Napoli – Udinese

Lexo edhe

Video