Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Interi pret në shtëpi Juventusin, të rejat rreth formacioneve

Interi pret në shtëpi Juventusin, të rejat rreth formacioneve

Sot zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë, ku Interi pret në shtëpi Juventusin, derbi ky i njohur ndryshe edhe si “Derby d’Italia” .

Një përballje, ku gjysmëfinalisti i parë do të përcaktohet nga dy ndeshje, një do të zhvillohet tek Interi në “Giuseppe Meazza”, ndërsa ndeshja tjetër do të jetë në stadiumin “Allianz”, vetëm që në gjysmëfinale të takohen me njërën nga Atalanta ose Napoli, përcjell KosovaPress.

Hera e fundit që këto dy ekipe u ndeshen mes vete ishte në Serie A, ku Interi mposhti Juventusin me rezultat 2:0, kështu duke ia vështirësuar “Zonjës së Vjetër”, luftën për titull.

Antonio Conte do të jetë në këtë ndeshje pa sulmuesin Romelu Lukaku, i cili është i suspenduar pas zënkës me Ibrahimovic, Achraf Hakimi. Po ashtu, është i suspenduar dhe Danilo D’Ambrosio, i cili është duke u rikuperuar nga lëndimi.


Në anën tjetër, Andrea Pirlo nuk ka shumë mungesa, ku vetëm Paolo Dybala nuk do të mund të paraqitet për Juventusin.

Të dy trajnerët do të hynë në këtë ndeshje me qëllim për të fituar. Formacionet e mundshme pritet të jenë si më poshtë.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Martinez, Sanchez

Juventus (4-4-2): Buffon; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Sandro; McKennie, Bentancur, Arthur, Chiesa; Kulusevski, Ronaldo

20:45 Inter – Juventus (Stadiumi Giuseppe Meazza)

Lexo edhe

Video

error: