Interi nis kontaktet me Luis Suarezin

Interi nis kontaktet me Luis Suarezin

Interi ka kontaktuar me agjentin e Luis Suarez për një transferim të mundshëm se lojtar i lirë në verë.

Sulmuesi 35-vjeçar do të largohet nga Atletico Madridi në fund të muajit të ardhshëm pas dy vitesh, duke e detyruar atë të gjejë një shtëpi të re këtë verë. Ai ka shënuar 11 gola në 33 paraqitje në La Liga këtë sezon, duke dëshmuar se ai ka ende nuhatje për golin.


Siç raporton “Fichajes”, Interi ka kërkuar informacione për Suarezin teksa përgatitet të forcojë sulmin e tyre në afatin kalimtar të verës. Marrja e veteranit në një transfer të lirë do t’i jepte Simone Inzaghit një sulmues me përvojë për të rritur cilësinë në fazën ofanzive, përcjellë KosovaPress.

Megjithatë ka klube të tjera janë të interesuara për ish-lojtarin e Liverpoolit dhe Barcelonës, si Aston Villa dhe Inter Miami.

Suarez dikur ishte afër një kalimi te Juventusi, por marrëveshja nuk u konkretizua kurrë për shkak të një situate të diskutueshme që përfshiu lojtarin në një falsifikim të testit të gjuhës italiane.

Lexo edhe

Video