Interi ndeshet me Atalantën në rrugën drejt titullit, formacionet zyrtare

Interi ndeshet me Atalantën në rrugën drejt titullit, formacionet zyrtare

Atalanta e pret sonte Interin në “Gewis Stadium” në Bergamo, një sfidë kjo mjaftë e rëndësishme për zikaltërit në luftën për titull të këtij edicioni garues.

Skuadra e Simone Inzaghit vjen e motivuar në këtë ndeshje pasi fitoi Superkupën e Italisë në mesjavë duke e mposhtur rivalin e madh Juventusin me rezultat 2-1 pas vazhdimeve, transmeton KosovaPress.

Atalanta nga ana tjetër është duke luftuar për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe momentalisht pozicionohen në vendin e katërt me 41 pikë.


Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet zyrtare:

ATALANTA (3-4-3): Musso; Djimsiti, Demiral, Palomino; Koopmeiners, De Roon, Freuler, Pezzella; Pessina, Muriel, Pasalic.

INTER (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Sanchez, Dzeko.

Lexo edhe

Video